09:01 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dikush hedh një grua nga katet e larta të qendrës tregtare, rrezikon për jetë

Një grua ka pësuar lëndime të rëndë trupore pasi u hodh nga një burrë prej katit të sipërm të një qendre tregtare në Westfield.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë dy njerëz në terren të rrethuar nga shërbimet emergjente në kompleksin masiv në Stratford, në lindje të Londrës, transmeton Indeksonline.

Sipas shikuesve, gruaja ra nga kjo lartësie rreth orës 16:00.

Ndërsa një zëdhënës i shtetit tha se gruaja dhe burri u dërguan të dy për në spital.

Gruaja është në rrezik për jetë./Indeksonline/