Dikush i hodhi pijen në fytyrë Cardi B-së në koncert, ajo e gjuajti me mikrofon (video)

Dikush guxoi që t’i hidhte pijen në fytyrë reperes Cardi B në mes të performancës, por e pësoi keq. Cardi, e nevrikosur, i gjuajti me mikrofon në fytyrë. Videoja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale.
Cardi B ishte duke performuar gjatë orëve të ditës, e veshur me një set portokalli. Ajo po këndonte hitin e saj “Bodak Yellow”, kur dikush i hodhi një pije në fytyrë. Cardi B u shokua për ca çaste, kur u kujtua se kishte mikrofonin në dorë. Ajo i gjuajti personit në publik, i tha nja dy fjalë dhe rregulloi flokët, ndërkohë që rojat e sigurisë kujdeseshin për situatën e krijuar.
Pothuajse një ditë me parë, Cardi B gjuajti me mikrofon një DJ në një festë në Las Vegas, pasi ai po ndërronte shpejt këngët e saj. Cardi ishte duke kënduar në skenë, kur u kthye nga DJ dhe i hodhi atij mikrofonin e më pas, u largua nga skena.
@kfen777 #cardib #cardiwaspissed #waitforit ##drais #lasvegas @Cardi B #getittogether ♬ original sound – Keeponpushing