18:23 / E Enjte, 02 Korrik 2020 / indeksADMonline

Dikush i ka marrë ‘mësysh’ Barcelonës, katalunasit marrin një lajm të keq për ndeshjen me Napolin

Përpos formës së dobët që po kalon Barcelona edhe lajmet e këqija nuk po kanë të ndalur për katalunasit.

Katalunasit nuk do të mund të llogarisin në shërbimet e Dembeles për ndeshjen kthyese kundër Napolit në muajin gusht, transmeton Indeksonline.

Francezi që nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga muaji nëntor, nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen kundër Napolit në ‘Camp Nou’.

Sipas gazetës spanjolle ‘AS’, rikuperimi i Dembeles është duke shkuar më ngadalë se që është pritur dhe nuk pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Napolit.

Nëse Barcelona kualifikohet për në çerek-finale atëherë mund të llogarisë në shërbimet e francezit./Indeksonline/