75 Mall Live Search
09:33 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Dikush ia djeg dredhëzat e mbjellura llapjanit

Një person nga fshati Shajkofc, në komunën e Podujevës ka raportuar në Polici se dikush ia kanë ndezur zjarrin në pronën të cilën kishte të mbjella dredhëza, shkruan IndeksOnline.

Si pasojë e zjarrit janë dëmtuar të gjitha kulturat, pra dredhëzat,  kishte edhe ca dëme të tjera.

“Fsh. Shajkofc, Podujevë 30.01.2020-13.02.2020-13:26. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kishin ndezë zjarre në pronën e tij  në të cilën kishte pas të mbjella dredhëza. Si pasojë e zjarrit ishin dëmtuar  kulturat në fjalë së bashku me sistemin e ujitjes dhe një objekt përcjellës i drurit me mjete pune ku sipas ankuesit ishin shkaktuar dëme të mëdha”, thuhet në njofim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin./IndeksOnline/