09:51 / E Mërkurë, 13 Prill 2022 / k.v

Dikush ia preu gypat e frenimit të veturës, policia nis hetimet për tentim vrasje

Një person ka raportuar në polici se posa ka hipur në veturën e tij, me targa vendore, ka vërejtur se frenat e veturës nuk janë në rregull.

Ankuesi ka telefonuar një automekanik i cili pas kontrollit të veturës ka konstatuar se katër gypat e cilindrave të frenimit janë të prerë qëllimisht, transmeton IndeksOnline.

Sipas policisë, rasti mund të këtë ndodhur të hënën ose të martën në Graçanicë.

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin si tentim vrasje.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit./IndeksOnline/