Dikush ia vë flakën një kontejneri në Mat, sherrin ia sheh edhe një veturë

Një veturë është djegur pjesërisht në rrugën “Ismet Hoti”, në Prishtinë.
IndeksOnline raporton se vetura u dogj pasi kontejnerit pranë saj dikush ia kishte vënë flakën.
Ende nuk dihet nëse kjo gjë u bë me qëllim për të dëmtuar veturën, apo ndodhi aksidentalisht.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar deri tani.
Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes:


