75 Mall Live Search
08:54 / E Martë, 01 Mars 2022 / AR

Dikush mori shtëpi, emision e reklama, Fifit BBV i dhuroi një lidhje

Fifi ka nisur sot një bashkëbisedim me fansat dhe ndjekësit e saj. Sigurisht pyetjet për lidhjen e re me Adisin dhe eksperiencën në BBV, janë më të shpeshtat.

Një prej fansave e pyet nëse do rikthehej në BBV, po të fillonte sërish dhe këngëtarja pranon se do e bënte prap si eksperiencë.

“Nëse do ishte e mundur me u kthy në kohë absolutisht do e bëja prap si eksperiencë. Normalisht ndryshe, por do e bëja sepse kjo eksperiencë m’boni me gjet atë që unë po e kërkoja me vite të tëra dashninë”, shkroi ajo.

Ndërsa për takimin e parë dhe njohjen me Adisin, Fifi tregoi se gjithçka ndodhi shumë pak ditë pasi doli nga BBV.