75 Mall Live Search
08:54 / E Enjte, 23 Janar 2020 / indeksADMonline

Dikush po i ther delet në stilin satanik, po u vendos simbole pentagrami

Tri kafshë të tjera janë gjetur të masakruara në zonën ku një dele e ngordhur u gjet e mbuluar me simbole magjike të pentagramit, në një seri therjesh, që i atribuohen një kulti të stilit satanik.

Gjatë javës së kaluar, tri bagëti të ngordhura janë gjetur pranë rrugëve të New Forest të Hampshire, përcjell IndeksOnline.

Policia tha sot se ata po hetojnë nëse therjet janë të lidhura me një seri vrasjesh misterioze të bagëtive në zonë gjatë muajve të fundit.

Në sulmet e fundit dy u gjetën në Cadnam – një që kishte pësuar një plagë shpimi në shpatull – ndërsa delet u gjetën në Bramshaw, me plagë në qafë.

Në fillim të muajit, një dele u gjet e therur me thikë në Kadnam dhe u hodh në mes të një rruge, pranë një kunji të thyer të gdhendur dhe një kryq të bërë nga sana e kashta.

Një dele tjetër u gjet “e çarë nga qafa në thundra me copëza të hequra” në fshatin Boldre.

Mendohet se numri i përgjithshëm i deleve të vrara, që nga nëntori tani është në shtatë.

Wendy Maughan, 60 vjeç, delet e së cilës u vranë javën e kaluar dhe u hodhën në rrugë, sot tha: “Kam parë disa nga kafshët e ngordhura. Nga sa kam parë ato janë vrarë në të njëjtën mënyrë.

Për ne si komunitet thjesht duam që kjo të përfundojë. Ka vazhduar për ca kohë tani dhe po bëhet serioze”.

Një zëdhënës i Konstabularit në Hampshire tha se sulmet e fundit mund të kenë ndodhur brenda natës./Indeksonline