13:22 / E Hënë, 31 Korrik 2023 / LB

Dikush tentoi ta pengonte protestën e gazetarëve

Ka përfunduar protesta e thirrur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në lidhje me pezullimin e certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Në sheshin e Prishtinës protestuan gazetarë, përfaqësues të mediave dhe të shoqërisë civile.

Por aty një qytetar tentoi ta pengonte protestën nëpërmjet një pankarte.