19:38 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dikush urinon në gjësendet ku një i pastrehë bënte gjumin

Një burrë i pastrehë u la tërësisht pa vend pasi dikush kishte urinuar në qesen e tij të gjumit dhe në të gjitha gjërat e tij që i kishte lënë në afërsi të një lokali.

Njerëzit që jetojnë në qytetin e Christchurch, Dorset thanë se sulmi i pështirë ishte i tmerrshëm, transmeton Indeksonline.

Personi në fjalë kishte qenë në një kuzhinë duke pirë supë, kur ai u kthye në vendin e tij dhe gjeti që gjërat e tij ishin urinuar.

Zoe Haine, që drejton kuzhinën ku po qëndronte i pastrehu tha se ndoshta sulmi nuk ka qenë i qëllimshëm.

Sipas tij, personi të cilit iu urinuan gjësendet mundohet që tani të zgjedhë vendet më të fshehta, sepse ai është nervoz ndaj sulmeve që iu bën./Indeksonline/