75 Mall Live Search
19:11 / E Martë, 14 Prill 2020 / indeksADMonline

Dikush vodhi pusetën e ujërave të zeza, banorët të shqetësuar në Istog

Në fshatin Studenicë të Istogut, është bërë një problem mjaft shqetësues për banorët e kësaj lagje. Ka 4 muaj që është bllokuar qarkullimi i ujërave të zeza, për shakak se dikush nga fshati kishte vjedhur kapakun e pusetës.

Reziku për rënie epidemish është shumë i lartë, pasi kanali i ujrave të zeza derdhet lirshëm në mes të lagjes. Në ditët me shi, ujrat dalin në rrugë dhe kundërmojn erë të keqe.

Banorët thonë se janë ankuar disa herë në Komunë por asgjë nuk kanë vepruar deri me sot. /IndeksOnline/