Dilema e “drenicakut”: Kombëtare, apo Përfaqësuese?

Sonte do të zhvillohet një nga ndeshjet kryesore të Kosovës pasi luan kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Në ndeshjen gjysmëfinale të Play-offit të Ligës së Kombeve, djelmoshat kosovarë po marrin përkrahje nga tifozët, ndonëse do të mungojnë në stadium.
Por, ajo që shpesh herë ka ngjallur debate është se a duhet të quhet Kombëtare apo Përfaqësuese, një dilem të cilët e ka edhe aktori i njohur Jeton Zogjani që njihet më së miri me rolin e “dreniakut” në serialin vendor “O sa mirë”.
Në një postim në Facebook, ai me shaka ka shkruar se do të ishte mirë që të dimë të bëjmë këtë dallim para fillimit të ndeshjes.
“Të i kthehemi temës, a Kombëtare, a Përfaqësuese? Që ta dim para lojës?”, ka shkruar Zogjani./Indeksonline/
