09:41 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / OSH

Dilema që po bën bujë në rrjetet sociale, a i ka veshur mbrapsht Trump pantollonat?

Donald Trump ishte djë në Karolinën e Veriut për të mbajtur një fjalim para republikanëve. Por, vëmendja e mediave më shumë është tani tek veshja e tij.

Dilema është nëse ish-presidenti i SHBA-ve ka veshur pantollonat mbrapsht, apo modeli i tyre mund të jetë i tillë, shkruan Indeksonline.

Në fjalimin e mbajtur mbrëmë, Trump tha se Kina duhet t’i paguaj dëmshpërblim botës për krijimin e Covid-19 në laborator.

Për të disatën herë, Trump ka thënë se i ka fituar zgjedhjet e nëntorit të mbajtur vitin e kaluar, por që sipas tij kishte vjedhje të votave./Indeksonline/