11:58 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / k.v

Dilemat në mes të menopauzës dhe shtatzënisë. Ja si ta dalloni!

Pyetja nëse simptomat tuaja mund të nënkuptojnë menopauzë ose shtatzëni janë bërë gjithnjë e më të shpeshta, me disa gra që kalojnë menopauzën në fillim më të hershëm gjatë jetës së tyre dhe disa që ngelin shtatzënë më vone.

Ky lloj hamendësimi pa dyshim mund të shkaktojë tronditje të madhe, prandaj është thelbësore të kuptohen dallimet dhe ngjashmëritë midis dy kushteve.

Menopauza është gjendje në të cilën një grua më nuk përballet me cikël menstrual dhe kjo ndodhë kur trupin ndalon së marruri hormonet, estrogjenin dhe progesteronin.

Mjekët e konsiderojnë një grua të jetë në menopauzë, kur ajo nuk ka pasur ndonjë gjakderdhje menstruale për 12 muaj rresht, transmeton Indeksonline.

Para menopauzës, gratë zakonisht kalojnë nëpër një periudhë tranzicioni të quajtur perimenopauzë.

Sipas Zyrës së Shteteve të Bashkuara për Shëndetin e Grave, shumica e grave fillojnë me perimenopauzë deri në fund të viteve 40 dhe mund të përjetojnë perimenopauzë për 2-8 vjet.

Shumë simptoma të menopauzës janë të ngjashme me ato të shtatzënisë.

Kur një grua është shtatzënë, ajo nuk do të ketë cikël menstrual. Shumë gra shtatzëna gjithashtu përjetojnë lëkundje dhe probleme të gjumit.

Simptoma të tjera që lidhen me shtatzëninë përfshijnë:lodhje, dhimbje koke, të përziera ose të vjella, veçanërisht në mëngjes, gjinjve të fryrë, etj.

Për shkak se gratë shtatzëna dhe gratë që kalojnë nëpër menopauzë përjetojnë shumë simptoma të ngjashme, ndonjëherë mund të jetë e vështirë të përcaktohet se cila gjendje është.

Pra, çdo grua që nuk është e sigurt se çfarë do të thonë simptomat e saj, duhet të flasë me një mjek për këshillim ose të ketë teste të mëtejshme./Indeksonline/