75 Mall Live Search
14:26 / E Shtunë, 02 Nëntor 2024 / FR

Dilemat për votimin e diasporës, a mund të votojnë dy herë?

Shkruan: Avokat, Xhevdet Smakiqi

Meqenëse Qeveria Kurti ka dështuar totalishtë ne 4 vjet qeverijse te Kosoves, duke mos pasur asnjë sukses ne asnjë fushë, e duke pasur per bazë tentencat e qarta diktatoriale autokratike me duhet te ndaj me ju disa shqetësime per nenin 96 te Ligjit Per Zgjedhjet e Përgjithëshme Ligji Nr.08/L-228 i shpallur ne Gazeten Zyrtare te Qeverise se Kosoves Nr.14 me daten 23.Korrik 2023.

Duke pasur parasysh se Albin Kurti ka manipular po manipulon dhe po mashtron Diasporen, me dije apo pa dije te partive opozitare rreziku per te vjedhur voten e Diaspores qendron pikirishtë ne nenin 96 par 1.3 dhe par 4.

Ky nen pra neni 96 mundëson votimin fizik te Dispores ne Perfaqësite Diplomatike, ne hapesirat e Ambasadave dhe Konsullatave te Republikes se Kosoves.

Paragrafi 6 dhe par 7 i nenit 96  parashikon qe KQZ do te nxjerr akt nenligjor ku do te percaktohen kriteret, kushtet, metodat, organzimi, materiali zgjedhor, ruajtja dhe transportimi i kutive te vototimit.

Paragrafi 4 i nenit 96 parashikon se votomi fizik i diaspores votuesve qe percaktohen pe votim fizik bëhet një ditë para zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare qe i bie me 08.02.2025, shqetesimi është se a mund te behen manipulime ku votouesit e paguar manipular te votojne me 08.02.2025 dhe te mund te udhetojne ne te nejjten dite dhe tr votojne prapë me 09.02.2025, kur KQZ nuk ka nxjerrur aktin nenligjor per te percaktuar edhe prezencen e Prokirorit te Shtetit ne çdo përfaqësi Diplomatike ku do te shenderrohen ne vend votim fizik dhe ate gjate gjithe orarit te votimit prej 07:00h deri 19:00h.

A duhet KQZ qe se paku 3 dite perpara te publikoi listen e votuesve me adresa me emra mbiemera me shtete per secilin votues se ne cilen Perfaqësi Diplomatike e ka vend votimin pasiqe percakohen parprakishte permes aplikimit te metodes se votimit.

Perfundim

Mendoi qe qysh sot duhet te hapet ky debat dhe te sigurohemi si Republike Parlamentare qe KQZ-ja te nxjerr sa me shpejt aktet nenligjore edhe per nenin 96 te ketij ligji, te sigurohemi se vendvotimet ne Perfaqesi Diplomatike te jene te monitoruara edhe nga Prokuroria e Shtetit nga ortanzima nderkombetar dhe vezhgues te balancuar te partive pjesmarrëse ne zgjedhejt e pergjithëshme.

Vota e manipuluar përbënë puç mbi demokracinë prandaj duhet te parandalohet nga secili prej nesh qe mos te qeverisemi nga mashtruesit.