10:32 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dilemat rreth kimioterapisë për kancerin e gjirit. A po përshkruhet ajo më shumë se që duhet?

Sipas një studimi, një përqindje e madhe e individëve në fazën e hershme të kancerit të gjirit, duhet të shmangin trajtimin me anë të kimioterapisë. Ndërsa terapitë e reja të tilla si imunoterapitë po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në trajtimin e kancerit, kimioterapia është ende një shtyllë.

Me pak fjalë, kimioterapia përdor ilaçe për të kuruar ose kontrolluar kancerin në të gjithë trupin. Në krahasim me kirurgjinë ose terapinë e rrezatimit, -e cila përqendrohet në tumor dhe zonën që e rrethon, kimioterapia do të ndikojë në të gjithë trupin.

Megjithëse kimioterapia është efektive, ajo mbart me vete një sërë efektesh anësore, të tilla si humbja e flokëve, rritja e rrezikut të gjakderdhjes, ndjeshmëria ndaj infeksionit, vjellje dhe anemi, transmeton Indeksonline.

Rrjedhimisht, kimioterapia përdoret vetëm kur konsiderohet krejtësisht e nevojshme. Sfida qëndron në përcaktimin e saktë kur është tërësisht e nevojshme.

Kimioterapia ka zvogëluar pa dyshim vdekshmërinë nga kanceri i gjirit. Megjithatë, siç shkruajnë autorët e studimit të ri, shumica e pacientëve ka gjasë që po marrin kimioterapinë pa nevojë./Indeksonline/