Dilemë e madhe, Wan-Bissaka mund ta lë Anglinë e t’i bashkohet vendi të tij

Janë duke qarkulluar lajme në të gjithë mediat e botës, se mbrojtësi i Manchester United, Wan-Bissaka do të largohet nga Kombëtarja e Anglisë për t’u bashkuar me atë të Kongos, pasi prejardhja e prindërve të tij është nga atje.
Ai i trazoi tifozët e Anglisë me një ndryshim interesant në profilin e tij në “Instagram”, pasi në vend të flamurit të Anglisë ai ka vendosur atë të Kongos, dhe kjo mund të jetë një shenjë se ai nuk do të paraqitet me “Te Luanët”, shkruan IndeksOnline
Kujtojmë se përveç Kombëtares U21 të Anglisë, Wan-Bissaka ishte thirrur edhe nga Southgate për ndeshjen kundër Kosovës e Bullgarisë, por që ai nuk u grumbullua pasi ishte i lënduar.