Dili, punëtori i vitit sportiv në Prishtinë për 2017
Fatos Dili është vlerësuar nga Komuna e Prishtinës si punëtori më i mirë sportiv për 2017.
Në ceremoninë e mbajtur mbrëmë, Dili është vlerësuar për punën e tij të bërë në krye të udhëheqjes se klubit të futsallit, Fc Prishtina Futsal.
“Një vlersim i tillë i punës nga Komuna e Prishtinës të cilës i shërbejmë është motiv shtes i cili na bënë edhe me këmbengulës që kryeqytetit ti sjellim titullin kampion dhe kupen” ka qenë premtimi i Dilit pas këtij suksesi.