Dillian Whyte thyen heshtjen, nuk pranon që ka përdorë drogë
Ishte konfirmuar më 24 korrik se Dillian Whyte ka dalë pozitiv në testet për substanca të palejuara nga Agjencia Anti-doping në Mbretërinë e Bashkuar.
Whyte fitoi ndeshjen e së shtunës ndaj kundërshtarit të tij, Oscar Rivas. Megjithatë rezultati është lënë në rend të dytë kur doli rezultati se Whyte ka përdorë substanca të palejuara, shkruan Indeksonline.
Pas dy ditësht heshje, është vet Dillian Whyte që ka vendosur ta thyej atë me një postim në profilin e tij në Twitter, ku sqaroi çfarë po ndodhte me të.
“Jam shumë i zhgënjyer me krejt këto gjepura që janë thënë për mua në këto ditë. Avokatët e mi janë duke u marrë me çështjen dhe më kanë thënë se nuk mund të flas tani. Unë isha në rregull në ndeshje dhe e fitova atë. Falemnderit për përkrahjen”- tha Dillian Whyte në Twitter./Indeksonline/
