75 Mall Live Search
15:10 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / A. M.

Dimal Basha i VV-së: Pse se nisët në korrik grevën, por ditën kur Kurti niset për Bruksel!

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dimal Basha ka deklaruar se SBASHK-u e ka të pasinqertë kërkesën për grevën në arsim.

Sipas tij, kjo grevë lidhet direkt me inatet ndaj kryeministrit, Albin Kurti.

“Në korrik e kanë paralajmëruar grevën, pse s’kanë fillu në korrik. Amo kjo na jep neve që me i kap peng fëmijët dhe qeverinë, kjo është e pasinqertë. Për më tepër, e shpallin grevën ditën kur kryeministri niset për Bruksel”, u shpreh ai. /Indeksonline/