09:38 / E Shtunë, 03 Shtator 2022 / A. M.

Dimal Basha: Kuptone që shumë e leku o ka investohet me rrëzu Albinin

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka dalë në mbrojtje të kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se ka koordinime për rrëzimin e Kurtit, duke tentuar ta ngrisin kryesindikalistin Rrahman Jasharaj.

Basha përmes një shkrimi në Facebook, Kurtin e Jasharajn i ndau në dy fronte, duke thënë se ata që dikur ishin me Richard Grenellin, sot janë bërë me Jasharajn.

”A ju kujtohet kur u patën ba bashkë n’emër të Grenellit, me ia marr pushtetin Albinit. Eh, sot njejtë po koordinohen me rrëzu Albinin duke u fsheh kishe po dojnë me ngrit Rrahman Jasharin. T’njejtit që ia majshin zhagin Grenellit, sot janë ba me Rrahmanin”, shkroi Basha.

“Kuptone që shumë e leku o ka investohet me rrëzu Albinin, e ky investim vie nga kriminelët që po ju ngushtohet rrethi, po edhe Vuçiqi që e ndan po të njejtin objektiv.

Herdokur, krejt kanë me dal!”, shkroi Basha.