Dimal Basha për shkrimin skandaloz kundër UÇK-së: Kërkoj falje për pakujdesinë time, kam kërku me u largu emri im

Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha është deklaruar për shkrimin e tij skandaloz kundër UCK-së.
Ai kërkoi falje për këtë gjë, i cili tha se ndodhi për shkak të pakujdesisë së tij.
Basha më tej tha se askush nuk mundet të diskutojë patriotizmin e tij.
“Kërkoj falje për pakujdesinë time. Duhet ta pranoj që kam qenë i pakujdesshëm dhe i pavëmendshëm. Unë kam kërkuar që të tërhiqet kapitulli dhe emri im nga punimi. Unë nuk kam të bëjë asgjë me këtë. Unë kërkoj falje për pavëmendjen time, por askush nuk mund ta vë në dilemë atdhetarizmin tim”, ka thënë ai.