75 Mall Live Search
10:29 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / KV

Dimal Basha reagon pas dorëheqjes së Liburn Aliut: “E çmoj kontributin e tij, pakënaqësitë janë pjesë e demokracisë”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka komentuar dorëheqjen e ish-ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili një ditë më parë u largua nga posti i tij në shenjë pakënaqësie me votimin e Bashës në krye të kuvendit.

Në një konferencë për media, Basha tha se e ka lexuar këtë dorëheqje si shprehje pakënaqësie, por shtoi se nuk dëshiron të japë shumë komente për vendimin e Aliut.

“Dorëheqjen e Liburn Aliut unë e lexova si shprehje pakënaqësie. Nuk duhet të komentoj shumë. E çmoj kontributin e atij aktivisti në Lëvizjen Vetëvendosje dhe e respektoj po ashtu punën që e ka bërë si ministër”, deklaroi Basha.

Ai theksoi se pakënaqësitë janë normale brenda një partie dhe pjesë e natyrshme e demokracisë.

“Është e natyrshme të ketë pakënaqësi mes nesh. Kjo është demokracia, sepse edhe në familje ka pakënaqësi ndonjëherë. E përsëris, e çmoj kontributin e tij në lëvizje dhe në ministri”, shtoi kryekuvendari.