15:43 / E Enjte, 18 Nëntor 2021 / LB

Dimal Basha shitet i mençur, ofendon Haradinajn me gjuhë të ulët

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka thënë për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj se nuk merr vesh as në gaz dhe as në ekonomi.

Deputeti i VV-së ka thënë se opozita nuk duhet t’i frikësohet Richard Grenellit, sepse ai më nuk është në Shtëpinë e Bardhë.

Në anën tjetër, Ramush Haradinaj, ka thënë se niveli i Bashës nuk meriton me iu përgjigje.

“S’e kam ditë që keni kaq shumë njerëz të mençur, ua zbulova edhe një. Tash po e shoh pse keni humbur në Prizren. Niveli i tij nuk meriton asgjë”, ka thënë Haradinaj në seancën plenare, transmeton Indeksonline.

Më pas ka reaguar edhe njëherë deputeti Dimal Basha, i cili ka thënë se Haradinaj ka hy në politikë, e pastaj i ka ra ndërmend me kry shkollën.

“Ti po më vlerëson për mu të mençur, unë e kam kry njëherë fakultetin, e kam hy politikë.  Ti ke hy në politikë, e pastaj të ka ra ndër mend me i kry shkollat”, ka thënë Basha.