DiMarzio: Strakosha shkon te klubi i Premierligës

Thomas Strakosha është shumë pranë që të kompletojë një transferim si lojtar i lirë te skuadra e Fulhamit, pasi që ka arritur marrëveshje personale me klubin anglez.
Portieri 27 vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë do të largohet nga Lazio pas plot 10 vitesh në klub, pasi që t’i përfundoj kontrata aktuale muajin e ardhshëm.
Strakosha nuk preferohej nga trajneri Simone Inzaghi vitin e kaluar, ku ishte lënë në bankën rezervë në vend të Pepe Reinas, por nga ky sezon ka arritur të rikthej formën e tij të mirë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri.
Siç raportohet nga gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio, Fulhami ka arritur marrëveshje personale me Strakoshan, ku shqiptari do të jetë pjesë e anglezëve për katër vitet e ardhshme.
Vetëm detajet e fundit tani kanë mbetur për tu shqyrtuar deri sa transferimi të bëhet zyrtar nga të dy palët.
Strakosha bëri 207 paraqitje për Lazion që kur u transferua në verën e vitit 2012, duke ndihmuar skuadrën të fitonte dy tituj të Kupës së Italisë dhe dy të Superkupës italiane.
Gjatë kohës së tij me “Biancocelesti”, ai pësoi 244 gola dhe mbajti 62 porta të paprekura, duke marrë 15 kartonë të verdhë dhe asnjë karton të kuq.