21:49 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Dimër i fuqishëm në Britani të Madhe, paralajmërohen shoferët!

Dimri sapo ka filluar por siç duket në Britaninë e Madhe është shumë më i ftohtë.

Sipas mediave të huaja, Britania ka mundësi që sonte të goditet nga një acar i vërtetë që ka filluar përgjatë këtyre ditëve.

Sipas meteorologëve ditët në vazhdim do të jenë aq të ftohta, me erëra të fuqishme, me borë dhe akull të shumtë në gjithë Anglinë.

Të gjithë shoferët në Britani janë paralajmëruar për rreziqet nga të cilat mund të nxihen papritur, transmeton Indeksonline.

“Përgatitja është çelësi i gjithë kësaj. Shoferët duhet të sigurohen që makinat e tyre të jenë të pastra nga bora dhe akulli para se të nisen për rrugë dhe të sigurohen që ata marrin rroba, ushqim dhe pije të ngrohta me vete, në rast të vonesave të papritura”, thuhet në njoftimin e bërë në Britani të Madhe.

“Pra duhet të jenë të përgatitur, madje të kenë një hapësirë shtesë në mes automjeteve dhe të mos kenë shpejtësi të madhe”, thuhet tutje.

Më poshtë shihni disa fotografi të realizuara këto ditë në Britani: