75 Mall Live Search
11:32 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Dimri ende larg! Britania e Madhe përballet me tetorin më të nxehtë ndër vite

Britania e Madhe do përjetojë tetorin më të ngrohtë në shtatë vitet e fundit, me temperatura rreth 25 gradë celsius që pritet të prekin gjatë kësaj jave.

Sipas parashikuesve të motit, presioni i ulët nga jugu i Evropës drejt perëndimit do të “zvarritet” në ajër më të ngrohtë që do rrisin këto temperatura.

E mërkura pritet të jetë dita më e nxehtë e Britanisë e muajit tetor që nga viti 2011, ku temperaturat arritën pothuajse 30 gradë celsius.

Ky tetor llogaritet të jetë më i nxehti edhe për pjesën e Evropës Jugore./Indekosnline/