17:45 / E Diele, 12 Gusht 2018 / indeksADMonline

Dina Asher-Smith triumfon në Evropian, fituese e dyfishtë

Mbretëresha Dina Asher-Smith vrapoi si një “luaneshë” për t’u bërë britanikja i parë ndonjëherë që përfundon sprintin evropian për fitoren e dyfishtë, transmeton Indeksonline.

Katër ditë pas fitores në 100 metra me një rekord britanik dhe kryesim të botës, ajo përsëriti sensacionin në distancë më të gjatë.

Dafne Schippers, mbante rekordin e kampionit botëror në 200 metra që nga viti 2015.

Në vend të kësaj, ajo u bë superstarja e re që e fitoi titullin në një kohë të habitshme prej 21.89 sekondash.

“Unë i kam zhdukur pritjet e mia,” tha 22-vjeçarja, e cila dukej e emocionuar.

“I thashë vetes këtë vit se unë dëshiroja të vrapoja një 10.8 (për 100) dhe bëja shaka me fizikun tim se nëse do të bëja unë do të blija një gjerdan të bukur që e kam parë dhe është pak i shtrenjtë”, tha ajo pas fitores./Indeksonline/.