Dinamo City kualifikohet direkt në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës

Skuadra shqiptare, Dinamo City do të rikthehet në garat evropiane pas 14 vitesh.
Ata janë kualifikuar në Ligën e Konferencës, si fitues të Kupës së Shqipërisë.
Mirëpo Dinamo City, e cila do të merrte pjesë në raundin e parë, është kualifikuar direkt në fazën tjetër së bashku me Shamrock Rovers, pasi që UEFA refuzoi apelin e skuadrën irlandeze, Drogheda United.
Ata ishin përjashtuar nga UEFA, shkaku që kanë të njëjtin pronar sikurse skuadra daneze, Silkeborg dhe rregullorja e UEFA-së nuk lejojnë që dy skuadra me të njëjtin pronar të marrin pjesë.
Shorti i fazës së dytë kualifikuese të Ligës së Konferencës, pritet të hidhet nesër./IndeksOnline/