Dinamo e Kastratit dhe e Ademit buzë eliminimit nga Liga e Evropës

Villareali ka mbyllur pjesën e parë me epërsi të dyfisht kundër Dinamos së Zagrebit.
Paco Alcacer dhe Gerard Moreno realizuan në minutën e 36-të përkatësisht 43-të.
Ndeshjen e parë çerekfinale, Villareali e kishte fituar 1-0 në Kroaci. Dinamos i duhet të fitojë 3-1 për të shkuar në gjysmëfinale.
Lirim Kastrati e ka nisur ndeshjen nga banka rezervë ndërsa Arjan Ademi nga minuta e parë.
/Indeksonline/