Dinamo Ferizaj me trajner të ri, zyrtarizon Arsim Abazin
Ish-futbollisti dhe trajneri, Arsim Abazi është bërë me punë të re.
Ai ka marrë drejtimin e skuadrës së Dinamo Ferizajit, ku zëvëndësoi Leotrim Krasniqin i cili u rikthye te Vëllaznimi.
Abazi, kishte menaxhuar skuadra si Trepça’89, Arbëria dhe së fundi ishte te Ferizaji në Superligë.
Dinamo Ferizaji, synon të arrijë Superligën pasi që gjendet në pozitën e 3-të me 37 pikë./IndeksOnline/

