Dinamo i Tiranës “peshkon” në Superligën e Kosovës, interesohet për lojtarin e Ismet Munishit

Skuadra e Dinamo Tiranës pritet të jetë shumë aktive në merkaton e verës dhe tashmë ka filluar “peshkimin”.
Siç raporton “Panorama Sport”, skuadra që menaxhohet nga trajneri Ilir Daja është në kërkim të një mbrojtësi të krahut, shkruan Indeksonline
Lojtari i dëshiruar për Dajën është Faton Neziri, i cili luan te Dukagjini dhe kishte paraqitje tejet pozitive këtë sezon.
Neziri mund të largohet nga Superliga për të nënshkruar me ekipin nga Superiorja e Shqipërisë.
Kujtojmë se Neziri te Dukagjini kishte përfunduar nga Drenica gjatë vitit 2023. Ai më parë luajti edhe te Istogu./Indeksonline/
