75 Mall Live Search
22:58 / E Martë, 17 Shtator 2024 / MSH

Dinamo si një Barcelonë 2.0, Bayerni ia bën “9 me 2”

Bayern Munchen është siguruar që mijëra tifozë në “Allianz Arena” të argëtohen si në një shfaqje të vërtetë.

Nëntë herë bavarezët kanë tundur rrjetën e Dinamo Zagrebit, në ndeshjen e vlefshme për Ligë të Kampionëve, shkruan Indeksonline.

Katër gola i shënoi vetëm Harry Kane, ndërkaq për gjermanët shënoi edhe Guerreiro, Olise, Sane e Goretzka.

Dy gola të nderit për Dinamon e Zagrebit u shënuan nga Petkovic dhe Ogiwara.

Me një rezultat të ngjashëm, 8:2, Bayerni e kishte mposhtur edhe Barcelonën, pikërisht në Champions, në vitin 2020. Ndeshja ishte ndër ato me epërsinë më të madhe të Bayernit në Champions, ndonjëherë./Indeksonlne/