Dinamo Zagreb-Shkupi, mediat serbe frikësohen nga flamuri i UÇK-së, dhe thirrjet “Vrite serbin”

Dinamo barazoi ndaj Shkupit me rezultat 2-2 mbrëmë në “Maksimir”. Ndeshja kualifikuese për Ligën e Kampionëve ishte mjaft interesante dhe me rikthime në rezultat.
Mediat serbe e kanë quajtur si skandaloze sjelljen e tifozëve në stadium. Një nga dilemat që Kurir shkruan për tifozët në Zagreb, është se çfarë kërkonte flamuri i UÇK-së tek tifozët e Shkupit.

Poashtu, mediat serbe thonë se vazhdimisht ka patur thirrje “Vrite serbin” nga tifozët e Shkupit dhe të Dinamo Zagrebit.
“UEFA do të ketë shumë punë për të bërë pas ndeshjes mes ekipeit kroat dhe maqedon, pasi një varg skandalesh u panë në Zagreb” shkruan Kurir./Indeksonline/
— Florent (@florrent_) July 19, 2022