75 Mall Live Search
14:00 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / G T

Dinamo Zagrebi e përzgjedh trajnerin e ri, e rikthen në stol pas shtatë vjetëve

Skuadra e Dinamo Zagreb-it është afër të emërojë trajnerin e ri, pas largimit të Sergej Jakiroviq.

Mediat kroate raportojnë se Nenad Bjelica pritet të jetë trajner i ri i “të kaltërve”, shkruan Indeksonline

53-vjeçari së fundmi ishte trajner i Union Berlinit në Bundesliga, por që u shkarkua në maj të këtij viti shkaku i rezultateve të dobëta.

Nenad Bjelica ishte trajner i Dinamos gjatë sezonit 2017 deri në vitin 2020, ku fitoi dy herë titullin e ligës, një kupë dhe një Superkupë./Indeksonline/