Dinamo Zagrebi ”peshkon” te Trepça’89, ylli mitrovicas testohet te gjiganti kroat
Talentët kosovarë nga dita në ditë po vazhdojnë të avansohen dhe të kalojnë në klube të njohura evropiane.
Dje ishte bërë e ditur se Flamur Gashi, portieri i talentuar kosovar do të testohet te gjiganti turk, Galatasaray.
Ndërsa, sot, Trepça’89, ka konfirmuar se njëri prej yjeve të skuadrës mitrovicase do të testohet në Kroaci, transmeton IndeksOnline.

Bëhet fjalë për talentin, Bujar Pllana, për të cilin Dinamo Zagrebi ka treguar interesim.
Pllanës i ka ardhur ftesa që të grumbullohet në kampin testues në stadiumin, ”Maksimir” më 13 janar të vitit të ardhshëm.
Tutje, presidenti i 89-shit, Abedin Zeka ka konfirmuar se në qershor do të testohen edhe lojtarë tjerë të skuadrës në Evropë./IndeksOnline/