Dinamo Zagrebi ‘shkatërron’ milionerët e Tottenhamit, Mourinho jashtë Europa Ligës

Dinamo Zagrebi ka shkaktuar befasinë më të madhe në 1/8-tën e finales në Ligën e Evropës.
Ekipi kroat bëri rikthim të jashtëzakonshëm në duelin kthyes kundër Tottenhamit, duke siguruar biletën në çerekfinale.
Pas disfatës 0-2 në ndeshjen e parë, Dinamo ktheu rezultatin në Zagreb duke mposhtur londinezët 3-0 pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta.
Mislav Orsiq ishte heroi i ndeshjes duke shënuar 3 gola, shkruan Indeksonline.
Në këtë mënyrë, Jose Mourinho dështon për të realizuar ëndrrën e tifozëve të Tottenhamit që prisnin një trofe që më shumë se 10 vite.
Ndryshe, në këtë ndeshje nuk luajti asnjë minutë sulmuesi i Kosvës, Lirim Kastrati që ishte në bankë rezervë.
/Indeksonline/