75 Mall Live Search
19:07 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / G T

Dinamo Zagrebi transferon një lojtar të fortë në pozitën e Arbër Hoxhës

Skuadra kroate, Dinamo Zagreb ka bërë një goditje gjatë afatit kalimtar të verës.

Kampioni aktual i Kroacisë ka transferuar sulmuesin e krahut, Marko Pjaca nga Rijeka, shkruan Indeksonline

29-vjeçari është një goditje e fortë e skuadrës kroate dhe kjo do ia vështirësojë punët edhe lojtarit shqiptar, Arbër Hoxha në pozitën e krahut të majtë.

Pjaca sezonin e kaluar zhvilloi 27 ndeshje në elitën e futbollit kroat, shënoi shtatë gola dhe bëri pesë asiste.

Ai ishte i ftuar edhe te Kroacia në ndeshjet e Euro 2024, por nuk mori asnjë minutë nga trajneri Zlatko Dalic./Indeksonline/