“Dinastia” Maldini vazhdon te Milani, debuton Daniele

Gjenerata e tretë e familjes Maldini tashmë ka debutuar në një ndeshje zyrtare të Ac Milan.
Pas Cesare Maldinit (1954-1966) dhe Paolo Maldinit (1984-2009), karrierën si profesionist e ka filluar edhe Daniele Maldini.
18 vjeçari debutoi me fanellën e Milanit në Serie A kundër Veronës.
Ai u inkuadrua vetëm dy minuta për të bërë debutimin historik.
Për dallim nga babai dhe gjyshi që ishin mbrojtës, Daniel luan si sulmues. /IndeksOnline/
