Dini gati të lansojë dy projekte të reja për fundvit

Këngëtari i talentuar kosovar, Dini ka gati dy projekte për fundvit. Pas një viti me suksese dhe disa projekte të reja, Dini ka lënë për fansat diçka për festat e fundvitit.
Një këngë ritmike dhe një të dasmave janë dy projektet e reja të këngëtarit që jeton në Zvicër.
Dini po punon shumë që në vitin 2022 të jetë fuqishëm pjesë e estradës kosovare, dhe për këtë në muajt e parë të vitit 2022 pritet një baladë e re nga ai.
Dini ka njoftuar poashtu se do të jetë shpejt në Kosovë për të qenë pjesë e xhirimeve të Vitit të Ri.