Dini zbulon lajmin ekskluziv në Big Brother, ka të bëjë me Italinë!
Moderatori i Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti, ka zbuluar një informacion ekskluziv gjatë spektaklit, duke bërë të ditur se për herë të parë në historinë e edicionit do të realizohet një shkëmbim banorësh me Italinë.
Hamiti njoftoi se një prej banorëve të shtëpisë do të udhëtojë drejt Italisë, ku do të qëndrojë për një javë në një prej shtëpive të formatit italian. Sipas tij, banori që do të marrë pjesë në këtë eksperiencë është Dolce.
“Dolce do të shkojë për një javë në Grande Fratello”, deklaroi moderatori gjatë transmetimit live.
Ky do të jetë një moment unik për edicionin, duke sjellë një bashkëpunim ndërkombëtar mes dy formateve të njohura televizive./IndeksOnline/

