“Dinjitet për penzionerët”, përkrahet fushata e nisur nga Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari ka nisur fushatën “Dinjitet për penzionerët”.
Ky po do të bëhet zë i kësaj kategorie, teksa ka bërë të ditura dy kërkesat e para që i ka në kuadër të kampanjës.
- Të hiqet obligimi jo njerëzor, morbid, që penzionerët të paraqiten çdo 6 muaj për të dëshmuar se janë gjallë.
- Shtesa çdo muaj për këtë shtresë të shoqërisë në kohën e inflacionit, deri në rritjen dinjitoze të pensionit të tyre.
Në përkrahje të kësaj fushate kanë dalë personalitete të ndryshme të shoqërisë tonë. Gjatë pandemisë, pensionistët nuk kanë pasur nevojë të lajmërohen fare në Qendrat Sociale, ndërsa qeveri Kurti deri tash ka ndarë tri herë nga 100 euro shtesë për pensionistët.