75 Mall Live Search
17:01 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / OSH

Diogo Dalot dëshiron të qëndrojë, pavarësisht interesimit nga Dortmund

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Diogo Dalot, ka vendosur të luftojë për një vend në 11-shën e Solskjaer, transmeton IndeksOnline.

Borussia Dortmund kishte shprehur interesim për portugezin, por sipas Goal ky i fundit ka vendosur të qëndrojë në Manchester.

Dalot sezonin e kaluar ishte i huazuar tek Ac Milan, ndërsa gjatë kësaj vere ishte mjaft i ‘zënë’ në EURO 2020 me kombëtaren e Portugalisë.

Dalot e kishte impresionuar norvegjezin Solskjaer, por United ishin të interesuar për mbrojtësin e Atletico, Kieran Trippier, Megjithatë, ai transfer nuk ndodhi dhe portugezi Dalot pritet të vazhdojë në Old Trafford.