Diola dhe Erolldi udhëtojnë në këtë vend ekzotik
Pas një udhëtimi të paharrueshëm në Japoni për ditëlindjen e Diolës, javë më parë, çifti i njohur Diola Dosti dhe Erolld Belegu kanë nisur pushimet e radhës – këtë herë në Maldive.
Nga pamjet që kanë ndarë në rrjete sociale, ata duken më të lumtur se kurrë, duke shijuar udhëtimin e tyre për në Maldive.


Kujtojmë që Diola dhe Erolldi janë ndër çiftet më të dashura për publikun, të cilët shpesh ndajnë momente nga udhëtimet e tyre të shumta. Ata njihen për pasionin e përbashkët ndaj udhëtimeve dhe eksplorimit të vendeve të reja.

