23:18 / E Shtunë, 22 Korrik 2023 / MSH

Diola e BBV ka një mesazh për partneren e ish-bashkëshortit

Edhe pse i ka dhënë fund martesës 12-vjeçare, e cila i ka dhuruar tri vajza, Diola Dosti nuk ka asnjë mëri nga ish-bashkëshorti.

Tani që Dardani, ish-bashkëshorti i Diolës, ka nisur një raport të ri, Diola u uron të dyve të kenë jetë të lumtur bashkë.

E ftuar pasditen e sotme në “S’e luan Topi”, Diola rrëfeu edhe periudhën e vështirë pas divorcit, por shtoi se ajo dhe ish-bashkëshorti ruajnë respekt për njëri-tjetrin, sepse gjithmonë do të kenë kontakt me njëri-tjetrin derisa janë tri vajzat gjithmonë në mes.

Për këtë arsye, ajo do që të ndërtojë edhe një marrëdhënie të paqtë edhe me partneren e re të ish-bashkëshortit.

Madje, ajo i dërgon edhe një mesazh publik asaj: “Doja t’i thosha që të kujdeset shumë për Dardanin, të mos e lëndojë, dhe të përpiqet që të ruajë harmoninë me vajzat dhe me të…”

Duke dashur të ruajë një raport të shëndetshëm me të dy, Diola shton: “Unë nuk jam as kundërshtare, as nuk e urrej dhe realisht ua uroj me zemër të jenë përgjithmonë të lumtur bashkë”.