18:56 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Diona Fona ia u ngroh zemrat me këtë baladë dashurie (Video)

Është e re në tregun vendor muzikor, megjithatë ajo qysh me debutimin e saj arriti të pëlqehet nga publiku. Bëhet fjalë për këngëtaren Diona Fona, e cila shquhet për vokalin dhe stilin e saj unik, shkruan Indeksonline.


Diona sot ka lansuar edhe projektin e saj më të ri muzikor që mban titullin “Ikim”. Kënga i përket zhanrit baladë, ku vargjet janë shkruar nga vet ajo, muzikën e ka bërë Florent Boshnjaku. Për anën vizuele është përkujdesur Imagin Films. Ndërsa për dukjen e saj: flokët Donjeta Macula dhe grimin Kaci dhe Sellma./Indeksonline/