75 Mall Live Search
15:57 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Diona Fona paralajmëron projektin e ri, shfaq skena të klipit

Një nga emrat më të ri, por më të talentuar në skenën muzikore vendore është Diona Fona.

Me një zë e stil të veçantë në të kënduar, artistja tashmë numëron disa projekte muzikore të suksesshme, e një tjetër do ta lansojë shumë shpejtë, përcjellë Indeksonline.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes llogarisë Instagram, ndërsa ka postuar edhe një fotografi gjatë realizimit të klipit.

Natyrale dhe mjaftë e këndshme, duket se këngëtarja do t’sjellë freski në ditët e fundit të dhjetorit./Indeksonline/