12:34 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Diona Fona paralajmëron projektin e ri

Këngëtarja e njohur, Diona Fona ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Përmes një postimi në Instagram, Diona ka treguar se kënga e re është drejt finalizimi dhe do të vije e bashkangjitur edhe me videoklip, shkruan Indeksonline.

“13, Bella Vita” ka shkruar Diona në mbishkrimin e imazhit teksa dukej tejet joshëse.

Kënga e re e Dionës është punuar nga ‘RedBox’, ndërsa kujtojmë që projekti i fundit i Dionës është kënga ‘E ke dit’./Indeksonline/