17:30 / E Enjte, 13 Qershor 2019

Diona Fona publikon projektin e ri me videoklip ‘Bella Vita’

Këngëtarja e re, por shumë e talentuar, Diona Fona ka publikuar projektin e ri.

Ajo ka lansuar këngën me titullin ‘Bella Vita’ të cilën e shoqëroj edhe me videoklip, shkruan Indeksonline.

Kënga u prodhua nga ‘RedBox’ me muzikë të Big Bang Beats’.

Në klip Diona erdhi më një stil veror dhe dukej tejet tërheqëse ndërsa kënga ka një ritëm që i shkon për shtati këtij sezoni të nxehtë.

Projekti tashmë është publikuar në kanalin zyrtar në ‘YouTube’ dhe padyshim do të mirëpritet nga adhuruesit e këngëtares./Indeksonline/