Diona Fona vjen me ‘E ke dit’, shkëlqen në videoklip
Këngëtarja e talentuar, Diona Fona ka publikuar projektin e ri ‘E ke dit’.
Këtij projekti ajo ia ka bashkangjitur videoklipin. Në këtë këngë, Diona paraqitet atraktive dhe me shumë stil.
Diona Fona është duke hyrë furishëm në estradën shqiptare me projekte unike që po pëlqehen shumë nga publiku.
Projekti i fundit i këngëtares ka qenë ‘Feeling’ në fund të vitit të kaluar që u pritë mirë. ‘E ke dit’ është projekti i parë i këngëtares në vitin 2019-të./Indeksonline/